Barcelona kërkon të afrojë në skuadër Ivan Perisiç. Sipas së përditshmes kroate, “Slobodna Dalmacija” drejtuesit katalanas kanë shfaqur interesim për mesfushorin zikaltër.
Gjasat janë që Perisiç të transferohet te Inter në merkaton e verës, megjithatë kjo do të mësohet në vazhdim. Ivan Perisiç ka kontratë me Interin deri në vitin 2020 dhe duhet thënë që në Seria A po bën një paraqitje mbresëlënëse.