Barcelona do të luajë sot në transfertë kundër Gironës, ndeshje e vlefshme për javën e 19-të të La Liga-s. Ky takim do të zhvillohet në orën 16:15 në stadiumin “Municipal de Montilivi” dhe pritet me interes për të parë paraqitjen e katalanasve.
Barça synon që të arrijë te fitorja e tretë radhazi për të vijuar në këtë mënyrë rrugëtimin drejt titullit kampion. Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të katalanasve që do të jetë në fushë me më të mirët.
Kujtojmë që Barcelona gjendet në vendin e parë me 44 pikë, ndërsa Girona është në vendin e 12-të me 21 pikë të grumbulluara.
[caption id="attachment_677857" align="alignnone" width="488"] Formacioni i Barcelonës[/caption]
Poll