
La Liga do të luajë ditën e sotme disa nga ndeshjet e javës së 11-të, teksa e gjithë vëmendja do të jetë te superdueli mes Barcelonës dhe Real Madrid. “El Clasico” e parë e këtij sezoni do të startojë në orën 16:15 dhe pritet të jetë një spektakël i vërtetë.
“Los Blancos” vijnë në këtë përballje si favoritë, teksa përballë do të ketë katalanasit e Xavi Hernandez. Madrilenët dhe blaugranat do të përplasin “brirët” për fitoren, e cila vlen më shumë se 3 pikë.
Kjo ndeshje do të “paralizojë” Spanjës, pasi të gjithë do të jetën sy e veshë nga “Estadio Olímpico”. Aktualisht Barça ka arritur të grumbullojë 24 pikë, 1 më pak se madrilënët dhe përballja mes tyre vendos do të jetë shumë e luftuar.
Poll