
Real Madrid arriti të barazonte në derbi ndaj Atletico Madrid vetmë në minutat e fundit. Goli i 18-vjeçarë, Alvaro Rodriguez shpëtoi “Mbretërorët” nga humbja në “Santiago Bernabeu”.
Tashmë “Los Blancos” renditen në vendin e dytë me 52 pikë, një ndeshje më shumë dhe 7 pikë më pak se rivali i tyre historik, Barcelona.
Pas këtij barazimi, Carlo Ancelotti e pranon se tashmë çdo gjë është bërë edhe më e vështirë, pasi Barça ka “flutuaruar” në krey.
“Asgjë nuk ka përfunduar ende, ka ende për të luajtur, por po, situata është edhe më e komplikuar tani. Ne ishim shumë të ngadaltë deri në golin e tyre.
Ne u përpoqëm me tre mesfushorë, llogarisnim të kishim topin me Kroos, Ceballos dhe Valverde, por Atletico na befasoi me presion të fortë. Për fat të mirë, Modrić më në fund realizoi një goditje nga këndi dhe Alvaro Rodriguez shënoi”, ka thënë Ancelotti.