Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Barazuan ndaj Vallecanos, Ancelotti: Nuk është dramë. Dëmtimi i Bellingham? Do iu nënshtrohet testeve mjekësore

Shkruar nga NEWSPORT
Barazuan ndaj Vallecanos, Ancelotti: Nuk është dramë.

Real Madrid nuk ka mundur të shkojë më shumë se barazimi pa gola me Rayo Vallecanon, sfidë kjo e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”. Në kët ëmënyrë madrilenët bëjnë një hap fals në javën e 12-të, ndërsa tashmë janë 2 pikë më shumë se Barcelona dhe po kaq pikë pas Gironas.

Pas kësaj sfide Carlo Ancelotti nuk do ta cilësonte si “dramë”, pasi skuadra sipas tij bëri një lojë të mirë edhe pse nuk kishin fatin me vete për të gjetur rrugën e rrjetës. Në këtë sfidë bëri me “dhimbje koke” “Los Blancos” pasi Jude Bellingham moir një dëmtim në shpatull, teksa trajneri italian zbuloi edhe gjendjen e tij.

“Nëse shohim vetëm rezultatin është e vërtetë se ai tërheq vëmendje dhe bie në sy. Por, unë nuk mund ta vlerësoj një ndeshje vetëm nga rezultati. Unë mërzitem kur ekipi fiton dhe nuk luan mirë. Në këtë rast, ekipi luajti shumë mirë dhe mua më mjafton.

Nuk më shqetëson fakti që nuk shënuam, e provuam shumë herë, por kush e njeh këtë botë e di mirë se të tilla ndeshje ndodhin gjatë një sezoni. Të mos e bëjmë dramatike sepse nuk është momenti, kemi besimin e duhur se në vijim do t’i bëjmë gjërat siç duhet.

Dëmtimi i Bellingham në shpatull? Pati një problem, por mundi të luante. Do të bëj disa teste, por nuk më duket asgjë serioze”, u shpreh Ancelotti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga