
Manchester City dhe Arsenali nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 mes tyre në “Etihad Stadium”. Një barazim që i dha mundësinë Liverpool të marrë kreun dhe të udhëheq me 2 pikë më shumë se “Topçinjtë” dhe 3 më shumë se “Qytetarët”.
Pas këtij barazimi, Mikel Arteta theksoi se ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe se përballë kishin skuadrën më të mirë në botë. Ndër të tjera nënvizoi se skuadra e tij luajti shumë mirë.
“Ndeshje shumë e vështirë kundër një kundërshtari shumë kërkues. Ne u mbrojtëm shumë mirë. Ne ishim vërtet të mirë… Hera e parë që ata nuk shënojnë në shtëpinë e tyre në tre vjet. E keqja është se ne kishim disa raste të mira për të shënuar dhe nuk i shfrytëzuam ato.
Gjithmonë dëshirojmë që t’i fitojmë ndeshjet dhe përgatitemi për to. Megjithatë nëse nuk i fitojmë dot, sigurohemi për barazimin. Ata janë skuadra më e mirë në botë për mendimin tim deri tani… dhe ne duhet të arrijmë dhe të përpiqemi të jemi më të mirë se ata”, ka përfunduar timonieri i Arsenalit.