Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Barazimi ndaj Vallecanos, Carlo Ancelotti: Mund të shënonim shumë gola, por pas penalltisë ra ritmi i lojës

Shkruar nga NEWSPORT
Barazimi ndaj Vallecanos, Carlo Ancelotti: Mund të shënonim shumë

Real Madrid u ndal ditën e sotme në mënyrë të papritur me barazim në transfertë përballë Rayo Vallecano. Sfida e vlefshme për javën e 25-të e cila u zhvillua në stadiumin “Campo de Futbol de Vallecas”, përfundoi me rezultatin 1-1.

Pas kësaj sfide foli dhe trajneri i Realit, Carlo Ancelotti. Tekniku italian shprehet se ishte penalltia për Vallecanon në minutën e 27’ ajo ç’ka ndryshoi gjithë ritmin e lojës, duke bërë që ekipi i tij të mos reagonte dot.

“Mendoj se e filluam lojën shumë mirë dhe shënuam. Mund të kishim shënuar më shumë se një gol, pas iedhe Valverde goditi shtyllën. Deri te penalltia e kundërshtarit ne bëmë gjithçka mirë. Pas penalltisë loja ndryshoi, pati shumë duele, luftime dhe shumë ndërprerje loje duke bërë që të bjerë intensiteti i lojës. Ky barazim nuk na lumturon aspak, por duhettë vazhdojmë përpara”, është shprehur tekniku italian, Carlo Ancelotti pas barazimit me Rayo Vallecano.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga