Tirana barazoi 1-1 në transfertën e Korçës kundër Skënderbeut. 1 pikë që nuk ka lënë shije të mirë te bardheblutë, të cilët po punojnë maksimalisht për të arritur formën më të mirë.
Ardit Hila ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tenton të motivojë ekipin e tij duke shkruar: “I zhgënjyer me performancën, por gjithçka e mundur. Kokën lart, KF Tirana!”
Kujtojmë që Tirana këtë javë do të luajë kundër Kukësit, në kuadër të javës së 13-të të Superiores. Pikërisht me verilindorët do të tentohet kthesa, megjithatë gjithçka pritet të shihet në fushën e blertë.
[caption id="attachment_711737" align="alignnone" width="648"] Postimi i Ardit Hiles[/caption]
Galeria fotografike ()
Poll