
Barcelona dhe Granada nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 mes tyre në ndeshjen e javës së 8-të të La LIga. Një barazim që dhemb për katalanasit, të cilët shikojnë kështu që Real Madrid nis të shkëputet në kreun e klasifikimit.
Xavi Hernandez foli pas kësaj sfide, teksa theksoi se barazimi nuk mjafton, pasi ekipi i tij e meritonte fitoren.
“Mendoj se dominuam pothuajse gjatë gjithë ndeshjes. Kishim momente, meritonim më shumë, por për gabimet tona… Nuk mund ta nisësh lojën kështu. Ne diskutuam se sa i rrezikshëm është kundërshtari. Na u desh të luftonim. Skuadra filloi të luajë e qetë, e dominuam kundërshtarin. Megjithatë, ne largohemi me një pikë – kjo nuk është e mjaftueshme për ne.
Kemi bërë një gabim në pasime. Detyra jonë ishte të ecnim përpara”, shtoi trajneri. Barcelona është e treta në renditje me 21 pikë.