Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Banderolat raciste ndaj Kosovës, reagon Federata Rumune

Shkruar nga NEWSPORT
Banderolat raciste ndaj Kosovës, reagon Federata Rumune

Kosova u mposht nga Rumania mbrëmjen e djeshme me shofrat 2-0. Një sfidë që mori vëmendjen jo për lojën në fushë, por për banderolat raciste të tifozëve ndaj Kosovës.

“Kosova është Serbi” ishte nja nga abnderolat që u shpalos nga tifozët rumunë gjatë ndeshjes, me gjyqtarin kryesorë që ndërpreu sfidën për disa minuta. Gjithsesi për një veprim të tillë të tifozëve ka reaguar Federata Rumune.

Krerët e Federatës Rumune theksojnë se politika nuk ka vend në sport dhe dënon sjellje të tilla. Ndërkohë ndër të tjera falenderon tifozët për mbeshtetjen e treguar në një ndeshje kaq të rëndësishme për Euro 2024.

“Federata e Futbollit të Rumanisë fuqishëm dënon sjelljen e papërgjegjshme të grupit të shikuesve që çoi në ndërprerjen e ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës. Fillimisht, ritheksojmë parimin me të cilin qeveriset futbollit në Rumani, përkatësisht mosndërhyrjes së politikës në aktin sportiv.

Revizionizmi nuk pranohet në futboll dhe FRF dënon ashpër mesazhet provokuese të natyrës politike, ideologjike, fetare apo fyese, të cilat janë kategorikisht të ndaluara në stadium.

Të gjitha këto u regjistruan në tribunat e Arenës Kombëtare nga një grup i vogël i të ashtuquajturve mbështetës, duke ndikuar në rrjedhën normale të ndeshjes. Aktet e huliganizmit u hodhën poshtë nga pjesa tjetër e spektatorëve në stadium, të cilët u privuan nga një spektakël futbolli që dëshironin dhe për të cilin paguan një biletë.

FRF shpreh keqardhjen për përvojën e keqe të përjetuar nga shumica e shikuesve dhe gjithashtu i falënderon ata për mbështetjen fantastike që i ofruan ‘trengjyrëshve’ në pjesën e dytë të ndeshjes, duke i çuar në një fitore dramatike!” thuhet në deklaratën e FRF.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga