Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Balotelli ‘injoron’ Shqipërinë: Spanja dhe Kroacia nuk janë të lumtura që përballen me Italinë

Shkruar nga NEWSPORT
Balotelli ‘injoron’ Shqipërinë: Spanja dhe Kroacia nuk

Mario Balotelli ka komentuar grupin e ferrit në Euro 2024, Grupin E ku bën pjesë Shqipëria, Italia, Spanja dhe Kroacia. SuperMario ka ‘injoruar’ Kombëtaren shqiptare të cilën nuk e përmend fare si kundërshtar edhe pse bën pjesë në grup.

Ish-sulmuesi i Milanit shprehet se Italia i frikëson të gjithë dhe Spanja e Kroacia nuk janë të lumtura që e kanë në grup, ndërsa për kuqezinjtë nuk përmend asnjë fjalë duke lënë të kuptohet se nuk i sheh aspak si pengesë.

“Të gjithë atyre që mendojnë se Italia do të kthehet në shtëpi që në grup, i këshilloj që të mos e shohin”, ishte batuta e sulmuesit i cili ka shënuar 14 gola në 36 ndeshje me fanellën e kombëtares.

Italia i frikëson gjithmonë të gjithë, ma besoni që në Spanjë dhe në Kroaci nuk janë aspak të lumtur që do të përballen me ne. Megjithatë, është ende herët për t’u shqetësuar, grupi është i një niveli të lartë por mund t’ia dalim”, tha Balotelli për “TV Play”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga