
Konflikti midis sulmuesit Mario Balotelli, i cili është pezulluar nga stërvitja dhe ekipit të Brescia është zhvendosur tashmë në planin ligjor. Të dy palët kanë punësuar avokatë dhe çështja mund të shkojë në gjykatë.
Gazetari Nicolo Skira shkruan se, italiani kërkon të kthehet në ekip ose klubi duhet t’i paguajë atij një kompensim të konsiderushëm. Pavarësisht kësaj, mediat shkruajnë se Balotelli do të largohet nga Brescia në merkaton e verës.
Për shërbimet e sulmuesit 29-vjeçar kanë shprehur interes Galatasaray, Vasco da Gama, Flamengo dhe Botafogo. Kontrata e Balotellit me Brescia zgjat deri në qershor të vitit 2022.
Poll