
Ditën e sotme përveç Partizanit në fushën e lojës do të zbresin edhe Ballkani i Ilir Dajës dhe Struga e Shpëtim Duros. Të dy ekipet do të luajnë sfidaat e kthimit të “Play-Off” të Conference League.
Gjithçka do të nisë me Strugën që në orën 18:45 do të sfidojë në transfertë Breidablik. Të besuarit e Shpëtim Duros do të syunojnë të përmbysin humbjen 1-0 në sfidën e parë, ndërsa tentojnë të prekin për herë të parë grupet e Conference League.
Ndërkohë në orën 20:00 do të jetë radha e Ballkanit. Në fakt të besuarit e Ilir Dajës udhëtojnë në Hungari vetëm për formalitet, teksa do të kenë përballë Bate Borisov. Sfida e parë mes tyre është fituar me shifrat 4-1 nga kampionët e Kosovës dhe mbrëmjen e sotme janë afër grupeve të Conference për herë të dytë rresht.