Ballkani do të luajë të enjten kundër Viktoria Plzen në “Air Albania”. Sfida që nis prej orës 18:45 është mjaft e vlefshme për fatet e suharekasve, që ëndërrojnë kalimin e grupit në Conference League. Për të ndarë drejtësi, UEFA ka menduar rumunët e kryesuar nga Marian Alexandru Barbu.
Asistentët e tij do jenë Mihai Marica dhe Imre Laszlo Bucsi. Arbitër i katërt është Sebastin Coltescu. Në dhomën e VAR-it do të jenë Radu Petrescu dhe Ovidiu Hategan, me këtë të fundit kryesor.
Karriera e kryesorit Marian Alexandru Barbu është zhvilluar në kampionatin rumun, ndërsa 35-vjeçari ka gjykuar dhe ndeshje ndërkombëtare të moshave. Në anën tjetër nuk ka provuar asnjëherë të gjykojë në Champions apo Europa League.
[caption id="attachment_714104" align="alignnone" width="750"] Arbitri kyresor i ndeshjes Ballkani - Viktoria Plzen / Marian Alexandru Barbu[/caption]