
Është mbyllur me rezultatin 2-0 pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – La Fioritas. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja s’e ka diskutuar në asnjë moment triumfin duke shënuar dy herë me Albion Rrahmanin, në turin e dytë të Conference League.
Vendasit arritën të kalonin në avantazh pas 6 minutave lojë. Lojtari i Ballkanit nuk fali në zonën e skuadrës nga San Marino duke zhbllokuar rezultatin. Ndërkohë, pas 2 minutash, ai realizoi sërish duke “vulosur” këto 45 minuta. Takimi i parë ka përfunduar me rezultatin 4-0 në favor të Ballkanit duke e bërë më se të mundur çështjen e kualifikimit.
Poll