Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Babanë ma kanë rrahur në burgjet serbe”, rrëfimi emocionues i Granit Xhakës: Plagët janë të thella

Shkruar nga NEWSPORT
“Babanë ma kanë rrahur në burgjet serbe”,

Zvicra mposht për herë të dytë Serbinë në Kupën e Botës. E Para ishte në Rusi 2018 ndërsa e dyta ishte mbrëmjen e djeshme ku “hlevetët” triumfuan me shifrat 3-2. Një sfidë spektakolare rezultoi të ishte përballja mes shqiptarëve të Zvicrës dhe serbve.

Dy nga lojtarët më protagonistë padiskutim ishin edhe Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, me ketë të fundit që “çau” portën e kundërshtarëve, por nuk mbetet pas kapiteni i Arsenalit, i cili doli përballë “ushtrisë” serbe i patrembur.

Në një intervistë për prestigjiozen briotanike “The Sun”, lideri i “hlevetëve” tregoi se vuajtjet e familjes së tij kanë qenë shtysa më e madhe kundër serbe, pasi në kohën e ish- Jugosllavisë, të atin e kishin arrestuar si pasojë e pjesëmarrjes, në demostrata kundër qeverisë qendrore komuniste në Beograd, madje ai tregoi se në burgjet e serbëve, ai dhunohej, duke shtuar akoma më shumë urrejtje ndaj palës serbe.

“Për aq sa e di, muajt e parë në burg ishin në rregull. Por më pas nisën ta rrihnin. Si i biri i tij, historia është diçka që më prek te thellë është përnjëmend, përnjëmend në zemrën time. Për ta përshkruar babain tim si duhet, duhet që përnjëmend ta kuptoni mire. Ai ishte një kosovar krenar dhe mendonte se kosovarët kishin të drejtën të ekzistonin. Ai po ngrinte krye për të drejtat e tyre dhe ato ishin të drejta bazike demokratike nevojat, të tilla si e drejta për të votuar. S’ishte vetëm ai. Kishte edhe njerëz tjerë të arrestuar, përfshirë axhën tim, që ishte burgosur për shumë vjet. Ai ishte dënuar për 15 vjet. Ishte krejt politike”, ka theksuar Xhaka.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga