Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Babai i Ansu Fatit shpërthen ndaj klubit: Më mirë të ikë nga Barcelona

Shkruar nga NEWSPORT
Babai i Ansu Fatit shpërthen ndaj klubit: Më mirë të

Babai i Ansu Fatit ka dhënë një ontervistë për “COPE” ku ka kritkuar klubin ku luan djali i tij. Ansu Fati nuk ka pasur shumë minuta këtë sezon megjithëse ai është kthyer nga dëmtimet. Përpara tij në sulm trajneri Xavi preferon Dembelen, Raphinan apo Ferran Torres.

Kjo është një situatë frustruese edhe për babain e tij Bori Fati. “Ansu nuk dëshiron të largohet nga Barcelona”, thotë Bori Fati. “Por unë dëshiroj që ai të ketë sukses. Unë nuk do të shkoj më në stadium, jam shumë i zemëruar me klubin. Pas një muaji do të takojmë Jorge Mendesin. Më shqetëson që Ansu luan kaq pak. Ne po flasim për një lojtar të Kombëtares spanjolle që ka ardhur nga La Masia. Ai meriton më shumë se kaq. Nuk e kuptoj pse Xavi e fut Ansun kaq pak. Duhet të ketë arsyet e tij. Ansu nuk është i mërzitur me të, Xavin e ka pas admiruar. Por unë, jam shumë i zemëruar si baba.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga