
Superioja sa vjen dhe bëhet më interesante. Sapo ka mbaruar java e 23-të dhe në mendje të vjen ajo e radhës. Sidomos kur në axhendë është derbi mes Partizanit dhe Tiranës.
Superiorja do paralizohet të premten, më 16 shkurt në orën 19:00. Ndërkohë kujtojmë se java nis me sfidën e mbijetesës me Teutës dhe Kukësit në orën 16:00.
Të shtunën do luhen 3 takime të tjera. Fillimisht Erzeni kundër Skënderbeut dhe Laçi me Dinamon, luajnë me objektiv vetëm fitoren.
E gjithë java e 24-t mbyllet me supersfidën Vllaznia – Egnatia. Shkodranët gëzojnë formën më të mirë në Superiore për 10 ndeshjet e fundit. Përballë kanë rrogozhinasit që 11 pikë të shkëputur, kanë luksin të luajnë dhe për barazim.
Axhenda e Superiores, java 24
E premte:
Teuta – Kukësi, stadiumi “Niko Dovana”, ora 16:00
Partizani – Tirana, stadiumi “Air Albania”, ora 19:00
E shtunë:
Erzeni – Skënderbeu, stadiumi “Arena Egnatia”, ora 13:30
Laçi – Dinamo, stadiumi “Laçi”, ora 13:30
Vllaznia – Egnatia, stadiumi “Loro Boriçi”, ora 17:00