Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin për ndeshjet e kampionatit “Abissnet Superiore” deri në javën e tetë. Për shkak të sfidave të Kombëtares dhe televizionit që i transmeton, të gjithë javët janë të ndara në 3 ditë.
Ndërkohë në sy bie derbi i kryeqytetit që do të luhet saktësisht pas 10 ditëve, në orën 19:00, në kryeqytet. Sakaq ndeshja e prapambetur e Partizanit me Teutën, do të zhvillohet në datën 4 tetor. Në njoftimin e bërë në kanalin zyrtar të FSHF-së thuhej:
“Abissnet Superiore 2023-2024 / Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 5-të e deri në javën e 8-të
Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar tashmë kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore 2023-2024”, nga java e 5-të e deri në javën e 8-të.
Ndeshjet e javës së pestë do të luhen të ndarë në dy ditë dhe konkretisht më 22 dhe 23 shtator, duke nisur me sfidën Tirana-Erzeni dhe do të mbyllet me duelin Vllaznia-Teuta mbrëmjen e të dielës së javës së ardhshme.
Ndërkaq, ndeshjet e javës së gjashtë do të luhen po të ndara në tre ditë në datat 26, 27 dhe 27 shtator, duke nisur me derbin Partizani-Tirana në ora 19:00 e për të kompletuar çiftet e javës me takimin Laçi-Dinamo.
Ndeshjet e javës së shtatë luhen në datat 1 tetor dhe 2 tetor, teksa ndeshja e shtyrë e javës së parë të kampionatit Partizani-Teuta është vendosur të luhet më datën 4 tetor, në ora 15:00.
Ndërsa, ndeshjet e javës së tetë do të zhvillohen të ndara po në tre ditë, në datat 6, 7 dhe 8 tetor, duke nisur me Egnatia-Dinamo e duke u mbyllur më 8 tetor.
Nga nesër e deri të martën në tre ditë luhen të gjitha ndeshjet e javës së katërt.
Më poshtë edhe kalendari i plotë i javëve të ardhshme deri në pauzën e radhës të ndeshjeve të Kombëtareve.
[gallery columns="1" size="full" ids="706457,706458,706459"]