Florian Kamberi është zyrtarizuar ditën e sotme në klubin e St Gallen. Sulmuesi shqiptar ka arritur një marrëveshje me zvicerianët duke firmosur një kontratë deri në vitin 2023. Nuk bëhen të ditura detaje të tjera, ndërsa lajmi për këtë aventurë të re të tij është bërë me dije nga St Gallen në kanalin zyrtar.
Kujtojmë që sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte sezonin e shkuar pjesë e Rangers teksa ishte huazuar nga Hibernian. Por, në fund u vendos që të mos blihej kartoni i tij. Tashmë 25-vjeçari ka firmosur në Zvicër me ekipin St Gallen.

Poll