
Komiteti Ekzekutiv në FSHF ka marrë dje disa vendime në lidhje me garën, njëri prej të cilëve ka të bëjë me ndryshimin e strukturave të kampionateve inferiore, Kategorisë së Parë dhe të Dytë, me qëllimin që të ketë më shumë rivalitet sportiv. “Panorama Sport” shkruan se ky në fakt ka qenë një reagim në lidhje me skandalet e pafundme, që ndodhën në fundin e sezonit të kaluar në Kategorinë e parë, ku ndeshjet u bënë pazar. Me këtë vendim FSHF thjesht pranon se ato ndeshje kanë qenë të manipuluara. Ndërkohë, në vendimet e fundit ka edhe disa gjëra që nuk shkojnë. Fillimisht, në vendimin e publikuar nga FSHF përdorej togfjalëshi “pa u lënë mundësi ekipeve për të toleruar”, që më pas është fshirë, pasi ishte një gafë.