
Atletja e cilësuar më seksi në botë, Alyssa Schmidt ka ftuar yllin e Manchester City, Erling Haaland në një garë 400 metra.
Schmidt është kampione gjermane në 400 metra dhe në stafeta dhe tifoze e deklaruar e Borussia Dortmundit, për të cilën edhe ka punuar. Nga ana tjetër, Erlind Haaland është golashënuesi më në zë në botën e futbollit.
Sezonin e kaluar me ngjyrat e Manchester Cityt ai shënoi 52 gola në 53 ndeshje. “Qytetarët” e morën atë një vit më parë nga Borussia Dortmund. Alisa dhe Erling ishin takuar kur ky i fundit luante për skuadrën gjermane.
Schmidt, e cila ka të njëjtin sponsor, Puma, si Dortmundi, kishte marrë përsipër dy vjet më parë të stërvitte futbollistët e saj, si Hummels dhe më pas ishte takuar edhe me Haaland. Në fakt, atëherë ai kishte mundur Mats Hummels. Në këtë periudhë norvegjezi ka nisur ndeshjet me Cityn ndërsa gjermani spikat në Kampionatin Botëror të Atletikës në Budapest.