Diego Costa do të jetë mungesa e madhe e Atletiko Madrid në Champions League ndaj Juventusit, por edhe në disa ndeshje në kampionat. Sulmuesi është operuar ditën e sotme për shkak të një dëmtimi dhe nuk do të jetë gati për trajnerin Simeone.
Zyrtarizimi është bërë nga vetë klubi në faqen zyrtare ku njofton se Diego Costa është operuar me suksese, ndërsa nuk bëhet e ditur koha e rikuperimit të tij. E sigurt është mungesa e tij në ndeshjen e kësaj fundjave në kampionat, por edhe në mesjavë ndaj Juventusit në Torino.