Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Atletiko Madrid ndërlikon kualifikimin në Champions, mposhtet pastër nga Atletiko Bilbao

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Atletiko Madrid ndërlikon kualifikimin në Champions, mposhtet

Është mbyllur me rezultatin 2-0 sfida, Atletiko Bilbao-Atletiko Madrid, e vlefshme për javën e 34-të të La Liga. Vendasit bënë një ndeshje perfekte duke shënuar nga një gol për çdo pjesë.

Fillimisht në minutën e 8-të, Hermoso shkaktoi autogol duke i dhënë avantazhit Bilbaos, ndërsa në pjesën e dytë, Ëilliams goditi saktë nga penalltia dhe dyfishoi rezultatin për skuadrën vendase.

Atletik Madrid ishte e pafuqishme për të reaguar dhe me këtë humbje ndërlikon zonën Champions. Skuadra e Simeone renditet në vendin e 4-të me 61 pikë, ndërsa ndjek Betis me 57 pikë, por me një ndeshje më pak, kurse Bilbao me fitoren e sotme mban vendin e 8-të dhe afrohet me Conference League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga