Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Shmanget tragjedia në futboll, futbollisti 20-vjeçar pëson atak kardiak në fushën e lojës

Shkruar nga NEWSPORT

Ndeshja miqësore e luajtur sot pasdite mes Werder Bremen dhe Ajax Amsterdam u ndërpre në minutën e 72-të, pasi mesfushori i skuadrës holandeze, Abdelhak Nouri pësoi atak kardiak. 20-vjeçari u shemb në tokë, teksa stafi mjekësor vrapo drejt tij duke i dhënë ndihmën e shpejtë.

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, ata u kujdesën për mesfushorin e Ajaxit, teksa për 20 minuta i bënë masazh kardiak dhe përdorën defibrilatorin për t'i shpëtuar jetën futbollistit 20-vjeçar. Pasi gjendja e tij shëndetësore u stabilizua, Nouri u transportua me helikopter për në spital.Klubi i Ajaxit doli me një deklaratë për shtyp ku sqaroi se mesfushori 20-vjeçar pësoi një aritmi kardiake, pra një çregullim të rrahjeve të zemrës.Ndërkohë që klubi holandez konfirmoi se gjendja shëndetësore e lojtarit është stabilizuar dhe ai do të qëndrojë në spital në vëzhgim mjekësor gjatë natës së sotme. / NEWSPORT.AL

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga