Futbollisti i Chelseat Ngolo Kante është duke kaluar një sezon jo pozitiv dhe kjo për shkak të dëmtimeve të shumta. Deri më tani Kante ka humbur 9 ndeshje në Premier League dhe së fundmi ka trembur sërish Blutë e Londrës. Pas ndeshjes me Manchester United Frank Lampard deklaroi se Kante ka hasur sërish probleme dhe në të ardhmen do t’i nënshtrohet testeve mjekësore.
Diçka e tillë e ka shqetësuar klubin e Chelsea pasi duan që ta kenë mesfushorin e tyre të gatshëm në Champions League në përballjen ndaj Bayern Munich. Për Kante shqetësime ka shfaqur dhe Kombëtarja e Francës, ku Didier Deschamps frikësohet për një dëmtim të rëndë të mesfushorit të tij dhe në këtë mënyrë mund të humbiste Kampionatin Europian.