Kristjan Asllani është në qendër të vëmendjes në prag të merkatos së dimrit. Mesfushori i Interit është në radarin e disa klubeve në Europë, megjithatë dëshira e tij është të qëndrojë te zikaltërit. Stafi teknik ka deklaruar se e ka në plane.
Megjithatë “La Gazetta dello Sport” raporton elbasanasi mund të kalojë në La Liga. Drejtori Marota dëshiron në ekip Jesus Vaskez dhe Junus Musah të Valencias. Dhe në këmbim mund të sakrifikohet mesfushori shqiptar.
Në këtë mënyrë ai do të kishte më shumë minuta në këmbë dhe një trajner si Gatuzo. Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë, ndërsa lojtari theksoi sërish pas ndeshjes së Kombëtares që dëshiron të qëndrojë vetëm te Inter.