
Atletico Madrid do të presë në shtëpin skuadrën e Interit për të bërë mes tyre llogaritë e sfidës së kthimit të fazës së 1/8-ave të Champions League. Kjo përballje do të luhet në orën 21:00 dhe merr vëmendjen e të gjithë tifozëve.
Kujtojmë se dueli i parë mes dy ekipeve i zhvilluar në “San Siro” ka përfunduar në favor të skuadrës italiane me shifrat 1-0. Në mbrëmje pritet një sfidë mjaft e luftuar dhe emocionuese, me dy ekipet që kërkojnë biletën për në çerekfinalen e këtij kompeticioni.
Sa i takon kësaj sfide, Kristjan Asllani pritet ta nisë nga stoli, teksa në mesfushë nga minuta e parë do të jetë Hakan Calhanoglu. Lautaro dhe Thuram do të udhëheqin sulmin e zikaltërve, ndërsa nga ana tjerër Diego Simeone përgjgjigjet me Moratan dhe Griezman.
Formacionet e mundshme:
Inter: Sommer, pavard, De Vrij, Bastoni, Dumfries, Calhanoglu, Barela, Mkhitaryan, Dimarco, Thuram, Lautaro.
Atletico Madrid: Oblak, Molina, Savicm Ëitsel, Hermoso, Lino, Koke, Llorente, De Paul, Griezmann, Morata.