Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Askush si Vllaznia në Superiore, shkodranët të pamposhtur në vitin 2024

Shkruar nga NEWSPORT
Askush si Vllaznia në Superiore, shkodranët të pamposhtur në

Forma e Vllaznisë është më e mira aktualisht. Shkodranët kanë ditur të arrijnë me pikë Partizanin e vendit të dytë në Superiore, teksa fitorja me Egnatian 2 me 1 i jep besimin e duhur për vazhdimësinë.

Asnjë skuadër tjetër nuk është si Vllaznia në Superiore për vitin 2024. Kuqeblutë kanë skuadrën e vetme, që nuk regjistron asnjë humbje gjatë këtyre dy muajve.

Katër fitore dhe dy barazime në elitën e futbollit shqiptar, që konfirmojnë situatën e mirë. Po ashtu dhe fitorja 4 me 0 ndaj Flamurtarit në Kupën e Shqipërisë, i jep besimin e duhur Vllaznisë për vazhdimësinë në këtë kompeticion.

Ndeshja e radhës luhet nesër përballë Erzenit në “Demrozi Stadium”. Ky takim nis në 13:30 dhe është i pari i vlefshëm çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga