
Vëllai i Leo Messit, Matias, ka dhënë një deklaratë të bujshme ditën e sotme gjatë një transmetimi live në platformën Tëitch. Ai godet direkt klubin e Barcelonës dhe presidentin Laporta duke e akuzuar se ishte ai që e largoi Messin, i cili sipas tij, është më i madh se klubi.
“Kam një faqe gazete të mbërthyer në shtëpinë time që thotë: 'Messi duhet të kthehet në Barcelonë'; dhe kam shënuar poshtë 'hahahaha, ne nuk do të kthehemi në Barcelonë, dhe nëse kthehemi, do të bëjmë një pastrim të mirë. Mes tyre Joan Laporta'
“Njerëzit në Barcelonë nuk e mbështetën atë. Njerëzit duhet të kishin dalë për të bërë një protestë apo diçka, të linte Laporta të largohej dhe Messi të qëndronte. Spanjollët janë tradhtarë. Ju them sepse dua që të na dalë nga zorrët dhe të mos dëgjojmë gjëra që nuk janë të vërteta.”
“Barcelona u bë e njohur falë Messit. Askush nuk dinte për ta më parë. Kushdo që ka pasur mundësinë të shkojë në Barcelonë dhe të shohë muzeun, ju mund të shihni se muzeu është Messi. Ai është më i madh se klubi.”-ka thënë vëllai i argjentinasit.