
Partizani arriti të fitonte titullin kampion pas fitore mes Teutën. Ditë feste të të kuqtë që fitojnë kampionatin për shkak të përballjeve direkte me rivalët e tyre, pasi pas 36 javësh kanë pikë të njëjta me Tiranën 67.
Për “Oversport” do të fliste dhe të tregonte emocione e tij, Bruno Telushi, i cili deklaroi se:
Fitorja? Jemi shumë krenar dhe të lumtur për këtë triumf. Më vjen mirë që do ta mbajnë mend të gjithë. Çfarëdo që kam bërë dhe kemi thëne e kemi bërë me zemër dhe kur janë të tilla dalin të vërteta.
Titulli i dytë me Partizanin, Është ky më i rëndësishmi? I ke rënë pikës. Është vërtet ashtu siç kemi dashur. Kur erdha në fillim të gjithë ishin kundër dhe tashmë ne kemii të gjithë të drejtat ta shijojmë.
Titulli i para apo i dyti? Janë titull të ndryshëm. I pari vinte pas 26 vitesh dhe mezi e kishim pritur, ndërsa ky i dyti na bën ta shijojmë më shumë.
Si kapiten çfarë i ke dhënë ekipit? Jam një njeri që u flas shumë çunave dhe vetes time. Falenderoj çunat që më kanë dëgjuar dhe kanë bërë atë që iu kam thënë.