Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ARTETA i “frikësohet” HAALAND: Lojtar që të bën dëm. XHAKA? Është ende në pikëpyetje

Shkruar nga NEWSPORT
ARTETA i “frikësohet” HAALAND: Lojtar që të bën

Arsenali do të luajë ndeshje e sezonit ndaj Manchester Cityt mbrëmjen e nesërme. Në orën 21:00 në “Etihad Stadium” do të vendosen me shumë gjasa edhe fatet e titullit në këtë sezon.

Mikel Arteta në konferencën në prag të këtij takimi ka theksuar se do të jetë mjaft e vështirë, ndërsa për të fituar skuadra e tij duhet të ndalë Haaland, pasi përbën një rrezik konstant për to. Ndër të tjera theksoi se Xhaka mbetet në dyshim, pasi ka disa porbleme shëndetësore, të cilat e detyruan të mungojë edhe ndaj Southampton.

 Xhaka dhe Saliba? “Saliba nuk është përmirësuar, mbetemi në pritje. Por, për momentin nuk është në gjendje për të luajtur, por e përgatisim këtë ndeshje pa atë. Sa i takon Xhakës, edhe ai mbetet në pikëpyetje. Për ne do të ishte një mungesë e rëndësishme.

City? Për mua kjo nuk është ndeshja që vendos sezonin, por është një sfidë dhe është nga ato sfidat e vështira që mua më pëlqejnë. Do të luajmë në fushën e tyre, por do të mundohemi të fitojmë. Nëse duam të jemi kampionë, atëherë duhet t’i mundim të gjithë. Le të mbetemi të fokusuar tek fuqitë tona dhe t’iu shkaktojmë atyre probleme.

Nuk mund t’iu lejojmë hapësira sepse skuadrat e mëdha të ndëshkojnë në rastin e parë. Por, po punojmë në lidhje me pikat e tyre të dobta dhe të forta. E dimë se kush janë dhe skuadra e Manchester Cityt nis që nga portieri, na duhet të jemi shumë të fokusuar dhe t’iu përshtatemi.

Haaland? Nuk e krahasoj me askënd, ai të bën dëm sepse është një sistem i gjithë që është në funksion të tijin. Ka shumë lojtarë të mirë që e rrethojnë dhe mënyra më e mirë për ta ndalur është që të mos lejojmë të shërbehet nga shokët e skuadrës”, përfundon Arteta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga