
Premier League do të shijojë superduelin mes Arsenal dhe Manchester United sot në orën 17:30. Ndeshja e javës së 21 i gjen du ekipet në një formë shumë të mirë teksa Topçinjtë nuk njohin humbje prej 12 ndeshjes ndërsa United, 6 ndeshje. Humbja e fundit dhe e vetmja e Arsenal erdhi pikërisht ndaj Manchester United.
Ekipet kanë publikuar formacionet titullare dhe sot pritet një duel i zjarrtë nga pankina mes Arteta e Ten Hag deri në fushën e blertë me lojtarë të klasit botëror si Saka, Rashford, Xhaka, Fernandes e shumë të tjerë.
Formacionet Zyrtare:
Arsenal (4-3-3): Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Odegaard, Partey, Xhaka; Saka, Nketiah, Martinelli. Trajner: Mikel Arteta
Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Martinez. Shaw; McTominay, Eriksen; Antony, Fernandes, Rashford; Weghorst. Trajner: Erik ten Hag