
Humbja e Gjermanisë me shifrat 1-2 ndaj Japonisë ka qenë një ndër surpizat e mbrëmjes. Në Shqipëri ka shumë tifozë të Panzerave të cilët nuk e kanë pritur mirë këtë humbje ndaj një kundërshtari si “Samurait Blu”.
I ftuar në emisionin sportiv “Skaneri i Botërorit”, petagogu i njohur Artan Pogoni ka dhënë opinionin e tij mbi humbjen e Gjermanisë.
"Gjermania ka akoma fantazmat në fushë, nga 2014. Mbas kaq viteve, Gjermania ka ende, Neuer, Muller në fushë. Nuk po ikën akoma ai imazhi që ne jemi kampionët e botës. Imagjino, kanë rikthyer Gotze.
Në Rusi, ishin të gjithë ata që ishin kampionë bote. Ka ende fantazma nga 2014. Nuk ka Gjermani, nëse nuk ka një Bayern të fortë.
Të nxjerrësh lojtarin më të mirë në fushë, Gnabry, mua më duket çudi. Ajo pjesa e parë na bëri entuziastë. Por në pjesën e dytë, Japonia u nis me një marsh tjetër. Gjermania në pjesën e dytë u duk si ekip i dobët."