Largimi i mbrojtësit Renato Arapi tashmë është zyrtar, sepse e ka konfirmuar vetë futbollisti me një status në faqen e tij në “facebook”, ku shkruan se po largohet për arsye familjare dhe se i falënderon të gjithë për mbështetjen. Ja çfarë shkruan Arapi: “Doja të falënderoja përzemërsisht të gjithë qytetin dhe tifozët e Skënderbeut, bashkë me bordin drejtues, për mbeshtjetjen që më kanë dhënë gjatë këtyre 6 viteve të mrekullueshme dhe plot lavdi. Vendosa që për arsyet e mia familjare të shkëputem nga Skënderbeu dhe të vazhdoj aventurën në një ekip tjetër. Skënderbeu është dhe do jetë gjithmonë shtëpia ime e dytë. Nuk kam fjalë, që ta përshkruaj mirënjohjen për këtë qytet dhe për këta njerëz, që më kanë dhënë aq shumë. I uroj Skënderbeut sa më shumë suksese të tjera!” Arapi nuk e përmend emrin e ekipit të ri, por ai do të jetë Partizani.