
Arsene Wenger mund të jetë trajneri i ardhshëm i Bayern Munich. Sikurse raporton "Bild", tekniku ka avantazh më shumë se të tjerët, sepse ai flet gjermanisht, dhe në të njëjtën kohë do të pranonte një kontratë deri në fundin e sezonit, gjë që me trajnerët e tjerë vështirë se do të arrihej një marrëveshje sa për të mbyllur këtë edicion futbollistik.
Gjithsesi, deri më tani, asgjë nuk ka zyrtare, ndërsa mbetet për t'u parë në vijim se kush do të marrë drejtimin e kampionëve të Gjermanisë. Kujtojmë që pak ditë më parë është shkarkuar nga detyra ish-trajneri Niko Kovaç, pas humbjes së rëndë që pësoi në transfertë ndaj Eintracht Frankfurt.
Poll