Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Arsenali është ekipi më të mirë deri tani në Angli”, GUARDIOLA: Shpresoj që tifozët të mbushin stadium, duam pikë në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
“Arsenali është ekipi më të mirë deri tani

Manchester City do të presë në “Etihad Stadium” Arsenalin në duelin direkt mes tyre për titullin kampion. Aktualisht “Topçinjtë” janë 5 pikë para “Qytetarëve”, por këto të fundit kanë dy ndeshje më shumë për të zhvilluar. Përballaj mes tyre do të vendosë shumë për fatet e titullit, teksa në orën 21:00 mbrëmjen e nesërme e gjithë Anglia do të paralizohet.

Pep Guardiola ka folru përpara këtij takimi ku e ka cilësuar si “finale” të parakohshme, teksa shpreson që të marrë maksimumin e pikëve në shtëpi.

 “E mërkura është një finale kundër një skuadre që ka qenë ekipi më i mirë në Angli deri tani dhe është pesë pikë përpara nesh. Shpresojmë që gjatë gjithë kësaj dite Manchester të jetë i kaltër në mënyrë që të na mbështesin, pasi ne na duhet një zhurmë e pabesueshme prej minutës së parë deri tek e fundit, sepse unë e di se ndaj cilit kundërshtar ne do të luajmë.

Unë e di, pavarësisht se ata kanë barazuar tri ndeshjet e fundit. Mënyra se si ata luajnë për pjesë të mëdha të ndeshjes, i bën gati të pamundur për t’i ndalur. Ne duhet të lexojmë ekzaktësisht atë që duhet të bëjmë. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne.

 E dimë që një fitore do të ishte një hap për ta pasur tërësisht në dorën tonë. Liga Premier  është 11 muaj punë, punë, punë. Dhe ne duam ta shfrytëzojmë këtë mundësi. Ne nuk mund ta bëjmë vetëm. Shpresojmë që ‘Etihadi’ të jetë plot tri orë përpara ndeshjes.

Unë nuk e pashë ndeshjen kundër Southamptonit, por pashë ndeshjen e parë kundër Liverpoolit dhe ata kishin momentin e tyre të vrullit. Pashë 20, 25, 30 minutat e para kundër West Hamit dhe ata kishin të njëjtin moment. E di se sa e vështirë do të jetë pasi ata janë rivalë të mëdhenj. Ne duhet të jemi në ditën tonë”, përfundoi trajneri  i citizenëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga