Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Arsenali bën gati 51 milionë paund për Reusin

Shkruar nga NEWSPORT
Arsenali bën gati 51 milionë paund për Reusin

Arsenali ka nisur së fundmi bisedimet me Borussia Dortmundin në lidhje me transferimin e Marco Reusit.

Mediat britanike shkruajnë se francezi Arsene Ëenger është duke e kërkuar zëvendësuesin e mundshëm të Alexis Sanchezit, i cili ende po heziton të nënshkruajë kontratën e re, e cila i mbaron në verën e vitit 2018.

 

Marco Reus është një nga objektivat kryesore të Arsenalit, ku londinezët kanë ndarë 51 milionë paund për yllin dhe përfaqësuesin e Gjermanisë.

Topçinjtë janë të gatshëm t'i ofrojnë 27-vjeçarit një kontratë me vlerë prej 6.8 milionë paund në vit.

Theksojmë se Reusit kontrata me Dortmundin i mbaron në verën e vitit 2019.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga