Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Arsenal tentoi dyshen Messi – Pique”, Wenger zbulon prapaskenat

Shkruar nga NEWSPORT
“Arsenal tentoi dyshen Messi – Pique”, Wenger zbulon

Arsen Wenger ka folur për të kaluarën duke zbuluar një fakt mjaft interesant. Trajneri legjendar i Arsenalit ka treguar se në të shkuarën “Topçinjtë” kanë tentuar transferimin e Lionel Messit dhe Gerard Piques nga Barcelona.

Në atë periudhë ishte Cesc Fabregas që kaloi në Angli. E bashkë me të, Arsenal provoi të transferonte dyshen Messi – Pique. Në një intervistë të dhënë për televizionin “ITV4”, Wenger ka thënë:

“Të jem i sinqertë, kur e transferuam Cesc, i kontaktuam po ashtu edhe Messin e Piquen. Pique në fund vendosi të shkonte te Man United, Fabregas vendosi të na bashkohej ne, ndërsa Barcelona e mbajti Messin. Kështu kishte ndodhur”.

Fabregas u transferua nga Barcelona te Arsenal në shtator të vitit 2003 në moshën 16-vjeçare. Ai luajti në 303 ndeshje me “Topçinjtë” duke u bërë lojtari më i rëndësishëm i ekipit nga Londra Veriore.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga