
Arsenal dhe Newcastle do të përballen për sfidën e javës së 19-të të Premier League. Stadiumi “Emirates” do të ndezë atmosferën përgjatë një 90 minutëshi që premton shumë spektakël. Arbitër kryesorë është Andrew Madley, i cili do të vendosë drejtësi në këtë super-duel.
Tekniku i “sheikëve” Edie Howe nuk ka ndryshuar shumë nga formacioni bazë, ku ka hedhur në fushë nga minuta e parë të gjithë “artilerinë” e rëndë. Newcastle dhe Arsenal janë dy ekipet e vetme që kanë vetëm 1 humbje në këtë kampionat dhe prej javësh vijojnë serinë e rezultateve pozitive.
Formacionet zyrtare:
Arsenal: Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Partey, Xhaka; Saka, Odegaard, Martinelli; Nketiah
Newcastle: Pope; Trippier, Schar, Botman, Burn; Longstaff, Guimaraes, Willock; Almiron, Wilson, Joelinton