Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Arsenal "provokon" Leisterin, "Topçinjtë" hedhin sytë nga trajneri Irlandez

Shkruar nga NEWSPORT
Arsenal "provokon" Leisterin, "Topçinjtë" hedhin

Shkarkimi i Unai Emery ka sjellë një situatë të re në kampin e Arsenal. Drejtuesit nga Londra ia besuan provizorisht stolin ish lojtarit Ljunberg dhe janë në kërkim për një trajner ekspert. Nga ishulli bëhet me dije se Arsenal ka "provokuar" drejtuesit e Leister, duke filluar bashkëbisedimet mes palëve. Brendan Rodgers, ish trajneri i Liverpool dhe Cetic po bën një punë të mirë me "Dhelprat".

Arsenal do të ishte i lumtur nëse irlandezo-veriori do të pranonte ofertën, me Leister që i ka vendosur një klauzolë 15 milion euro për lëvizjet brenda Anglisë. Lidhur me këtë situatë, tekniku Rodgers u shpreh, "erdha te Leister me idenë për të ndihmuar klubin që të kapte gjashtë vendet e para dhe deri tani ia kemi dalë. Nuk mund të flas për të ardhmen pasi jam ende nën kontratë me klubin". Arsenal duket se do të dorëzohet përpara kërkesës së Leister, duke angazhuar në pankinë trajnerët e "papunë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga