
Arsenali është duke projektuar një ofertë për mesfushorin argjentinas, Mac Allister. 23 vjeçari i talentuar shihet si një përforcim i duhur për mesfushën e tyre. Në rast afrimi të Mac Allister formacioni i Xhakës do të lëkundej.
Performanca e shkëlqyer që ka bërë në këtë Botëror, Alex Mac Allister ka fituar interesin e shumë ekipeve. Tottenham dhe Atletico Madrid janë gjithashtu në ndjekje të shërbimeve të mesfushorit që u shpall kampion bote. Aktualisht Mac Allister është pjesë e Brighton dhe regjistron 5 gola në 14 ndeshje.
Poll