
West Ham ende pret që dokumentet për shitjen 105 milionë paundëshe të Declan Rice te Arsenali. Një burim i brendshëm i “Hammers” ka thënë
"Unë kurrë nuk kam njohur diçka si kjo sagë. ‘Topçinjtë’ shpresojnë të përfundojnë marrëveshjen përpara se të nisen për turneun në SHBA të dielën, por West Ham ende nuk ka marrë dokumentet e nevojshme për të përfunduar shitjen e Declan Rice te Arsenali.
Transferimi prej 105 milionë funtesh u ra dakord tetë ditë më parë, por drejtuesit e West Ham po bëhen gjithnjë e më të frustruar nga vonesa.
Megjithatë, West Ham ende pret që marrëveshja të përfundojë shpejt, ndërsa Arsenali shpreson të përfundojë nënshkrimin e tyre rekord klubi përpara se të niset në SHBA për një turne para-sezonal të dielën.