Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Arsenal dëshiron yllin e Barcelonës, katalanasit refuzojnë 90 milionë euro

Shkruar nga NEWSPORT
Arsenal dëshiron yllin e Barcelonës, katalanasit refuzojnë 90

Ansu Fati është lojtari që mund të largohet nga Barcelona këtë verë dhe shumë klube kanë shfaqur interes për të. 20-vjeçari pëlqehet shumë nga Arsenali, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë 90 milionë euro për shërbimet e tij.

Por sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle blugranasit refuzojnë të negociojnë me Topçinjtë. Ky refuzim nuk vjen për faktin se ata e vlersojnë lojtarin më shumë se 90 milionë euro, por dëshirojnë që në negociata të përfshihet Martin Odegard. Ky i fundit pëlqehet shumë nga Xavi Hernandez.

Katalanasit duan të balancojnë buxhetin dhe shkëmbimi Odegard - Fati do ti ndihmonte shumë. Futbollisti spanjoll këtë sezon ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar 3 asist në 32 ndeshje në La Liga. Vlen të theksohet fakti se lojtari 21 nga 32 ndeshje e ka nisur nga stoli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga