
Qeveria amerikane dha dritën jeshile për të realizuar një shkëmbim të burgosurish, ku bëhet fjalë për basketbollisten amerikane, Brittney Griner, me tregtarin famkeq të armëve Viktor Bout nga Rusia.
Brittney Griner është dënuar në shkurt të këtij viti pasi u akuzua për trafikim të lëndëve narkotike në Rusi. Basketbollistja kërkoi ndihmën e presidentit amerkan, Joe Biden që ta lironin.
Administrata Biden propozoi një shkëmbim të të burgosurve, duke e ditur se Moska kishte kohë që kërkonte lirimin e Bout.
Ndërkohë që Griner ishte e dënuar për kanabis, Bout ishte ndër më të kërkuarit pasi akuzohej për trafikim të armëve dhe është quajtur si “tregtar i vdekjes”.
Bout ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe u arrestua në 2008 në një hotel në kryeqytetin tajlandez Bangkok. Ai u ekstradua dy vjet më vonë dhe ka kaluar 12 vitet e fundit në një burg amerikan për komplot për të mbështetur terroristët dhe për të vrarë amerikanët.