Armando Broja është rikthyer në fushën e blertë. Sulmuesi i njohur i kombëtares shqiptare ka lënë pas dëmtimin dhe ka nisur nga puna me skuadrën e Chelsea-it. Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet i lumtur teksa përgatitet me topin.
“I lumtur që jam rikthyer”, shkruan Broja në diçiturën e fotos së postuar.
Kujtojmë që Armando Broja u dëmtua në muajin dhjetor gjatë fazës përgatitore të “Bluve të Londrës”. Sulmuesi shqiptar iu nënshtrua një operacioni në gju, ndërsa tani dalëngadalë po rigjen formën optimale.
[caption id="attachment_699379" align="alignnone" width="407"] Postimi i Armando Brojës[/caption]
Poll