Skuadra e Chelsea po zhgënjen këtë sezon në Premier League, teksa tashmë janë eleminura nga Champions League. Edhe pse Blutë e Londrës bënë goditje “BIG” gjatë merkatos së janarit, sërish lojtarët e afruar nuk ia kanë dalë të nxjerrin skuadrën nga kriza.
Në të tilla kushte në verë Chelsea pritet t’i nënshtrohet një revolucioni të vërtetë, ku plot 9 futbollistë janë me “valixhe” në duar dhe largimi i tyre nga “Stamford Bridge” duket i sigurtë.
Sipas mediave britanike lojtarët që pritet të largohen janë: Joao Felix, Azpilicueta, Havertz, Ziyech, Pulisic, Aubameyang, Azpilicueta, Gallagher dhe Kovacic.
Siç duket këtij revolucioni sipas mediave britanike do i shpëtojë Armando Broja. Sulmuesi i kombëtares edhe pse aktualisht vazhdon fazën e rikuperimit të tij nga dëmtimi që ka marrë muaj më parë, sërish te Blutë e shikojnë premtues për të ardhmen në “Stamford Bridge”.