Nuk ka kaluar pa incidente fundi i takimit të djeshëm mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Në fund të sfidës, presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Ilco Gjorgjioski, i tërbuar tej mase nga humbja çohet menjëherë nga tribuna VIP dhe as nuk përpiqet të përshëndetë askënd nga pjesëtarët e FSHF-së.
Siç duket edhe nga sekuencat e shkëputura nga videoja e postuar nga Procesi Sportiv në faqen e Facebook, kreu i FSHF-së, Armand Duka kthen kokën i habitur, ndërsa sheh homologun e tij, Ilco Gjorgjioski që largohet nga tribuna VIP e "Loro Boriçit" pa i dhënë dorën.
Momenti kur Ilco Gjorgjioski (me rreth të kuq), ngihet nga karrigia
Çasti ku Ilco Gjorgjioski kalon pas shpatullave të Dukës
Momenti kur Ilco Gjorgjioski i drejtohet derës së jashtme tribunës VIP