
Partizani ka postuar në rrjetet sociale, pasi Arinaldo Rrapaj fitoi çmimin “Topi i Artë” në mbrëmjen gala të FSHF-së “Më të Mirët 2023”. Kjo është dhe hera e parë në karrierën e 22-vjeçarit dhe Partizani krenohet me lojtarin që është prej më shumë se 2 vitesh pjesë e ekipit.
Postimi i Partizanit në rrjetet sociale:
Arinaldo Rrapaj shpallet fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2023, duke u konfirmuar kështu futbollisti më i mirë në Shqipëri. Në ceremoninë e zhvilluar në ‘Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit’, mesfushori ynë kampion me Partizanin është vlerësuar me trofeun prestigjioz duke triumfuar përballë rivalëve Florent Hasani dhe Bekim Balaj.
Për të parën herë në karrierë Arinaldo Rrapaj bëhet fitues i çmimit ‘Topi i Artë’, shkruan klubi i Partizanit.