Atletico Madrid ka zyrtarizuar afrimin më të ri në skuadrën e tij. Bëhet fjalë për Nicolas Gaitan, që është prezantuar si përforcimi më i ri. Menjëherë pas Sime Vrsaljkos, Atletico ka transferuar në organikën e tij mesfushorin argjentinas.
Gaitan u transferua në Madrida nga Benfica për shumën e 25 milionë eurove. Ai ka nënshkruar me “Los Colchoneros” për katër vitet e ardhshme. Mesfushori luajti për plot gjashtë sezone te Benfica duke shënuar 41 gola në 252 takime të luajtura.